20.5 C
Tirana

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Hani Hotit

VENDI

Një aksident I rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Hani Hotit në afërsi të fshatit Vrakë

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Vrakes, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën
Paraprakisht dyshohet për 4 persona të lënduar rëndë

Megjithatë pritet njoftimi nga ana e policisë në lidhje me aksidentin.

Njoftimi i Policisë

Malësi e Madhe/ Informacion Paraprak

Me datë 04.12.2019, ora 16:10, në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Vrakë janë përplasur 2 mjete, si pasojë janë dëmtuar rëndë shtetasit: R. M. 22 vjeç, banuese ne qytet Koplik, E. Ç. 25 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe M.Madhe, Gj. I. 53 vjeç, banues ne fshatin Vrake Malësi e Madhe, dhe E. M. 23 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe Malësi e Madhe të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT