12.5 C
Tirana

I shpëtuan djegies nga zjarri, 10 anëtarë të një familje e bëjnë gjumin jashtë

VENDI

10 pjestarë të familjes Haxhi Rapi kanë dy netë që flejnë jashtë.
Shkak është berë djegia e apartamentit të tyre në një pallat ne periferi te qytetit te Korçes.

Ata tregojne se ne momentin e renies se zjarrit 10 pjestaret, perfshirë edhe 6 femijet e moshes nga 2 deri ne 12 vjec kane qene ne gjume. Mikel Rapi njeri nga familjaret rrëfeu për Vizion Plus momentet e tmerrit që shkaktuan shumë frikë tek pjestarët e familjes.

Fatime Rapi, nene e nje femije te vogel tregon se si kane arritur te shpetojne permes tymit dhe flakeve qe kishin perfshire apartamentin ne katin e katert te pallatit.

Ka qene nje fqinj i familjes Rapi, Fredi Kambo, i cili ka pare tymin qe dilte nga apartamenti dhe ka vrapuar per te lajmeruar fqinjet e tjere dhe per te shpetuar familjen Rapi, e cila jeton ne kushte tejet te veshtira ekonomike.

Brenda baneses ka qene edhe nje bombol gazi qe sherbente per gatim dhe ngrohje, te cilen kane arritur ta nxjerrin ne kohen e duhur perjashta. Nga ana e bashkise po kerkohet zgjidhja provizore per strehimin e familjes korcare.

- Advertisement -

TE FUNDIT