15.5 C
Tirana

Lulzim Basha: PS të reflektojë, zgjedhjet e parakohshme zgjidhja e vetme e krizës

VENDI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me perfaqesuesit e KiE, është shprehur se temë kryesore ishte kriza politike në të cilën ndodhet vendi.

Kryedemokrati në deklaratën e tij për mediat ka theksuar sërish se zgjidhja e vetme për daljen nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme.

Ndër të tjera lideri i opozitës ka theksuar se tashmë është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin duke vendosur interesat e vendit para atyre politike, duke i bërë thirrje Partisë Socialiste të reflektojë sa nuk është vonë.

“Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.

Sot është e rëndësishme se përse nuk zbatohet ligji, pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarët e kapur në afera korruptive nuk iu hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë ecjen përpara. PS të reflektojë sa nuk është vonë.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafund. ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt se edhe durimit të popullit po i vjen fund. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar të jetë aksioner. Kjo rrugë është zgjedhjet e parakohshme dhe parlament ilegjitim.

- Advertisement -

TE FUNDIT