18.5 C
Tirana

Horoskopi ditor, 15 nëntor 2019. Fati për ju sot.

VENDI

Dashi. Gjithçka do të shkojë shumë më mirë sesa ka qenë dhe do të përfitoni nga ambicia e të tjerëve. Lërini ata të kryejnë të gjithë punën ndërsa i mbikëqyrni. Përfitoni nga kjo gjë dhe nisuni në një udhëtim. Shkoni dhe mësoni më shumë për një kulturë që gjithmonë keni qenë kuriozë. Eksploroni dhe ushqeni kureshtjen tuaj. Demi. Nëse ndjeni sikur jeni me shumë nxitim sot, ngadalësoni. Kohët e fundit keni qenë shumë të zënë me aktivitete të ndryshme dhe për këtë shkak ju mund të ndiheni të trullosur dhe të pafuqishëm. Nëse doni që gjërat të ecin avash, ju mund ti ngadalësoni ato. Fuqia është në duart tuaja. Është koha që të merrni në dorë frerët e jetës suaj.

Binjakët. Pse të mos lejoni që njerëzit e tjerë të marrin timonin sot dhe ju thjesht ti ndiqni pas? Jo vetëm që është më e lehtë, por mund të jetë edhe interesante! Universi do tju japë mundësinë për të krijuar ide të reja, të planifikoni dalje të reja sociale ose projekte personale. Mos e ngarkoni veten të merrni pëgjegjësi që nuk i arrini dot. Nëse e bëni këtë, nuk do e keni fare të lehtë për tu çlodhur. Gaforrja. Mendoni për një person që ju ka mësuar diçka të vlefshme në jetën tuaj. Kujtimi i këtij personi, inkurajimi i të cilit ju ndihmoi në të kaluarën, do tju ndihmojë të mbani një qëndrim pozitiv sot. Kur të ndiheni keq qëndroni në këto kujtime dhe ndajini me njerëzit që keni pranë dhe qëndroni pozitiv.

Luani. Sot do mendoni se jeni shumë i zënë me një çështje të rëndësishme, por e keni gabim. Gjithmonë ka kohë për të mësuar gjëra që janë të rëndësishme për ju. Nëse takoni dikë që sfidon mendimet tuaja, mos i buzëqeshni duke pretenduar se jeni dakort. Pyeteni atë pse mendon në këtë mënyrë dhe përgjigja e tij do tju befasojë dhe intrigojë. Virgjëresha. Problemet që keni pasur me disa bashkëpunëtorë janë zhdukur dhe në ambjentin e punës ka filluar të ketë harmoni. Mendimet dhe idetë tuaja ishin kapur në një betejë që nuk ishte e juaja, megjithatë kolegët e tu të mirëkuptuan dhe tu gjendën pranë. Tani është koha ta përqëndroni vëmendjen tuaj atje ku duhet, në punën tuaj. Pas këtij shpërqendrimi të shkurtër, do bëni punë më shpërblyese se kurrë.

Peshorja. Reflektimi për jetën tuaj nuk është aspak egoist në një farë mënyre, është vetëmohues. Duke reflektuar për gjërat që bëni, jeni në gjendje të merrni mësimet e duhura për tu bërë një mik më i mirë, një partner më i mirë dhe një punonjës më i mirë. Pra mos u shqetësoni nëse dëshironi të kaloni kohë vetë sot. Edhe pse njerëzit do ju afrohen apo do ju ftojnë të bashkoheni me ta, është më mirë të vazhdoni me reflektimin tuaj. Akrepi. Diçka e madhe do ndodhë sot që do tju detyrojë të mbani një qëndrim. Mbajtja e parimeve tuaja do bëjë që të tjerët tju admirojnë edhe më shumë. Duke qenë parimor, ju bëheni një anëtar i respektuar i grupit tuaj shoqëror. Madje ju mund të ndaloni një përleshje të pa kuptimtë midis dy miqve tuaj. Pra ju mund të jeni zëri i arsyes që i ndihmon të gjithë të shmangin konfliktet.

Shigjetari. Ndërthurja e punës me kënaqësinë nuk është gjithmonë një veprim i keq, por thjesht kërkon përqëndrim. Përgatituni. Romanca dhe ngarkesa e punës njëkohësisht ju jep më tepër energji sesa mund ta mendoni. Nuk është e thënë që të nisni një romancë në punë dhe më pas të pushoheni. Duhet të rishikohet politika e kompanisë suaj për këtë çështje. Mbani mend. Ju mund të jeni flirtues dhe të krijoni romanca por jo të tepruara sepse çdo gjë mund të ndërlikohet. Bricjapi. Askush nuk do të jetë në gjendje të gjejë ndonjë faj në punën që ju po bëni sot. Mendja juaj është e mprehtë dhe ju e njihni mirë temën për të cilën po flisni. Është koha për të hequr çdo pasiguri apo hezitim që mund të keni ndjerë dje. Nuk ka vend për asgjë përveç besimit dhe krenarisë, sot. Ju jeni një yll dhe vetë e dini këtë gjë.

Ujori. Do ndiheni më eksperimentalë sot, do të tërhiqeni nga idetë dhe shprehjet avangarde që dikur ju bënin të dyshonit apo edhe të frikësonit. Bëni disa hulumtime në internet në lidhje me gjërat më të egra, më të zgjuara për të cilat keni dëgjuar dhe zbuloni se si ato mund të bëhen pjesë e rrugëtimit të jetës suaj. Peshqit. A jeni në humor për tu fshehur nga e gjithë bota? Mirë, sepse sot universi po ju dërgon sasinë e duhur të energjisë dhe një mundësi të shkëlqyer për ta bërë këtë. Njerëzit që keni përreth janë të zënë me punët e tyre dhe askush nuk e ka vëmendjen tuaj kështu që ju jeni të lirë të bëni gjithçka që dëshironi. Kjo qetësi do ju shtyjë të kontaktoni me dikë që dëshironi të merrni një vendim të rëndësishëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT