13.5 C
Tirana

Marin Mema mesazh studentëve: Nuk ju vë faj sepse…

VENDI

Pjesë nga fjala e mbajtur pak më parë gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës për vitin akademik 2018, 2019. Faleminderit të gjithëve për ngrohtësinë dhe pritjen e mrekullueshme. Nuk më pëlqejnë fjalimet e përgatitura, sepse mendoj që fjalët e zemrës janë më të ndjera, më të verteta. Une e di që shumë prej jush duan të largohen, e di qe shumë prej jush e mendojnë të ardhmen larg këtij vendi. E nuk ju vë faj për këtë, sa kohë dyert per ju shpesh kanë qëndruar të mbyllura.

E ardhmja, mundësitë, meritokracia, mbështetja në këtë vend për të rinjtë janë të vështira. Nuk ju vë faj sepse ju kërkoni një të nesërme më të mirë, kërkoni mundësi, kërkoni të ndërtoni një të ardhme të denjë. Megjithate diçka jua kërkoj sot shumë sinqerisht. Për të gjitha këto probleme, për këto pamundësi, dyer të mbyllura, zhgënjime e mungesë vëmendje, mos bëni fajtore Shqipërinë. Fajin nuk e ka vendi, por e kanë ata që nuk e duan vërtetë Shqipërinë.

Fajin nuk e ka Shqipëria që është vendi ynë, por ata që e kanë zënë për fyti e nuk i lejojnë të ardhmen. Nuk rresht megjithatë së menduari se ju të gjithë sëbashku jeni mundësia për një Shqipëri më të mirë, te gjithë ju bashkë, me forcën tuaj, me dëshirën tuaj, me pasionin e ngjyrat tuaja. Të gjithë bashkë ju mundet ta ndryshoni Shqiperinë. Ju mundet, por e perseris vetem të gjithë bashkë siç jeni tani. Ju mundet ta ndryshoni të nesërmen.

- Advertisement -

TE FUNDIT