25.5 C
Tirana

Historia e 18 vjeçares: Mamaja donte të më abortonte, gjyshja…

VENDI

Brixhilda është 18 vjeç dhe prej disa vitesh jeton me nënën e saj në Francë. Ka ardhur në Shqipëri vetëm për një arsye dhe ajo është gjyshja e saj.

Brixhilda ka kontaktuar programin ka një mesazh për ty për ti bërë një lojë të vogël gjyshes por edhe për ta suprizuar atë. Ajo ka rrëfyer se gjyshja i ka shpëtuar jetën.

Sepse kur mamaja e saj ishte shtatzënë ka dashur ta abortonte por ka qenë gjyshja që nuk e lejoi diçka të tillë. Gjyshja Safije e ka rritur që kur ishte 5 muajshe dhe prindërit u larguan në emigracion.

Madje Brixhilda tregon se ka thirrur për herë të parë mami gjyshen dhe madje dhe sot e ka të vështirë ta shohë ndryshe. Safije ka qenë pranë saj çdo moment të vështirë, por edhe të lumtur dhe lidhja e tyre pavarësisht distancës që i ndan është tepër e fortë.

- Advertisement -

TE FUNDIT