17.5 C
Tirana

A e dini pse kirurgët kanë veshje blu ose të gjelbër në sallën e operacionit?

VENDI

E keni menduar ndonjëherë se përse kirurgët vishen me ngjyrë të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operacionit por asnjëherë nuk veshin mantel të bardhë?

Arsyeja është se ngjyra e bardhë mund ti verbërojë kirurgët për disa minuta kur e ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut në ngjyrën e bardhë të manteleve të kolegëve të tyre.

I njëjtë efekt ndodh edhe kur dilni jashtë në dimër dhe shihni rrezet e diellit duke reflektuar në borë. Gjithashtu ngjyra e gjelbër dhe e kaltër konsiderohen si ngjyra e kundërta të së kuqes sa i përket spektrit të dritës vizuale.

Dhe gjatë një operacioni kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe. Për shkak të kësaj ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e veshjeve të tyre jo vetëm që e përmirëson shikimin e një kirurgu por edhe i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

- Advertisement -

TE FUNDIT