20.5 C
Tirana

Gjyshi rrit jetimët në çadër, vdekje dhe mjerim në familjen Doçi.

VENDI

Ulja e temperaturave ka vështirësuar jetesën e familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në çadra. Gazetari Juxhin Mustafaraj sjell historinë e familjes Doçi në Fushë Mamurras ku 5 fëmijë të vegjël qendrojnë ditën në çadër dhe natën në kontenier.

Gjyshi i fëmijëve bën apel që shteti të kthejë sytë nga fëmijët e vegjël dy prej të cilëve janë jetimë. Në këtë shtëpi mbi 50 vjeçare në Fushë Mamurras jetonin deri në 26 nëntor 8 anëtarë të familjes Doçi 5 prej të cilëve fëmijë.

Përpara lëkundjeve të tërmetit vdekja kishte goditur fort jetën e kryefamiljarit Asllan Doçi kur veç përgjegjësisë financiare iu shtua edhe një përgjegjësi më e madhe.

Më vdiq gruaja më pas më vdiq djali i fali zoti dy fëmijë. E morëm nusen të re pati probleme me nusen dhe djali u vetëflijua. Dy fëmijët e vegjël të moshës 2 3 vjeç mi la jetim. Cfarë ti bëj djalit atë vendim mori shprehet ai.

Me djalin e tij të vetëm Asllani jeton në këtë çadër ndërkohë që kushtet atmosferike dhe mungesa e energjisë elektrike i ka bërë akoma më të vështira ditët e tyre.

Pesha e rritjes së 5 fëmijëve ka rënë e gjitha mbi Irenën nusen e re të familjes Doçi e cila është bërë nënë edhe për 2 të vegjlit e ngelur jetimë ndërkohë që vështirësitë thotë se janë të mëdha.

Ajo që duam është një shtëpi që të kenë fëmijët një vend ku të rrinë se janë 5 fëmijë shprehet ajo. Një organizatë rinore ka bërë të mundur që përmes donacioneve të sigurojë një kontenier për fëmijët.

Ndërkohë që apeli i Irenës është për një zgjidhje përfundimtare për të vegjlit. Xhupat e fëmijëve të vegjël qëndrojnë të veshur nga mëngjesi në darkë ndërkohë që shpresa e më të rriturve është që kur rindërtimi të nis ata të kenë një vend në krye të listës.

- Advertisement -

TE FUNDIT