13.5 C
Tirana

Rama dhe Veliaj batuta me klarinetistin e pastrehë: Ti do lëng…

VENDI

Kryeministri Rama ishte sot në banesën e Bedri Shkallës në Farkë e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ai gjatë vizitës ka bërë me dije se pas vendimit për të ndërtuar qyteza të reja.

Banorët do të zhvendosen ndërsa toka do i ngelet. Por kjo nuk do të ndodhë me të gjithë pasi aty ku ka disa banesa të dëmtuara shtëpitë do të ndërtohen aty.

Ndërkaq edhe këtë herë Rama nuk ka kursyer batutat me kryefamiljarin i cili dikur ka ushtruar profesionin si klarinetist. Për ta mikpritur familjarët i ofruan kryeministrit një gotë raki ndërsa Rama kujtoi të atin e ndjerë Kristaq Rama.

Jo raki na shkatërruat me këtë raki mor burrë se jemi në punë. Ne tironsit nuk e kemi dhe rakinë e mirë. Thoshte një mik i babës tem nga jugu ndjesë pastë. Me rakinë e tiransve ne andej lajmë xhamat. E kemi ujë domethënë.

Po unë si katunar nga Tirana që jam nuk e gjykoj rakinë tonë tha me humor Rama. Ndërsa më tej gjatë bisedës kryeministri nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun Veliaj me lëngun e frutave. Ti do lëng karrote e di unë do të rritesh.

- Advertisement -

TE FUNDIT