25.5 C
Tirana

Gjoka: E rëndësishme për Vllazninë është të mos humbasë në Vlorë

VENDI

Sfida me Flamurtarin është shumë e rëndësishme për Vllazninë dhe e tillë është vlerësuar në kampin shkodran.
Trajneri Ernest Gjoka në daljen e tij para gazetarëve sot, ka folur për objektivat e skuadrës që ai drejton.
Sipas tij, duhet që kuqeblutë të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje. Ja përgjigjet e plota të pyetjeve të drejtuara në konferencën për shtyp:
Profesor, në momentet e fundit të përgatitjeve për takimin me Flamurtarin gjërat nuk kanë shkuara mirë përsa I përket dëmtimeve siç ishte ai I Sukaj….
Kjo është e vërtetë. Një ditë më parë është larguar nga stërvitja I dëmtuar Sukaj. Ne edhe sot kemi lënë këtë lojtarë të qetë.
E kemi dguar në Tiranë për të bërë një riabilitim dhe do të shikojmë nëse do të jetë I gatshëm. Po ashtu edhe kalaja ka problem.
Ai nuk ka problem vetëm më brrylin që mori në fëtyrë, por ka patur edhe shqetësime të vogla, por shpresohet që të reabilitohet. Pastaj pjesa tjetër është plotësisht e gatshme.
Sa mund të ndikoje nëse nuk bëhet I mundur mungesa e Sukaj?
Mund të ketë ndikimin e vet, pasi në këto moment duhet ndihma e gjithsecilit. Normalisht që sukaj është një lojtar që bën diferencën.
Por në këto momente nuk duhet që të rrimë e të qajmë por të ecim dhe të shikojmë përpara. E ato që do të marrin përsipër për të bërë detyrën duhet që të japim akoma edhe më shumë.
Një ndeshje delikate kjo me Flamurtarin?
Shumë delikate. Kemi përballë nmjë Flamurtar që ka patur një start shumë të mirë. Gjatë kohës pati ato
luhatjet e veta, por me ndryshimin e trajnerit, kjo skuadër pati një fëtyrë tjetër.
Gjithsesi ne do të shkojmë dhe të arrijmë të tregojmë një fytyrë tjetër në takimet në transfertë.
Në këtë takim do të ishte I kënaqur Gjoka edhe me një pikë, apo do të kënaqej vetëm me pikët e plota?
E rëndëishme është që në këtë takim ne nuk duhet që të humbim. Një pikë në këto moment është shumë e rëndësishme dhe të mban në lojë deri në fund.
Ne duhet që të jemi të kujdesshëm të përqendruar dhe patjetër që të japim maksimumin tonë në mënyrë që të ndrsyhojmë fytyrën tonë në transfertë. E rëndësishme është që të mos humbim. Kjo është shumë e rëndësishme.
Ju ngacmon më tepër kjo ndeshje, pasi keni qenë edhe trajner I Flamurtarit?
Jo nuk ka aspak ndikim. Jemi profesionist, kemi kaluar në disa skuadra dhe kjo nuk është më një gjë e re për mua e për ne.
Kam qenë në Vlorë, kam punuar dy vjet, kam fituar një trofe, por kjo I ka takuar viteve të kaluara. Tani punoj dhe mendoj se çfarë do të bëj me Vllazninë.
E shikoni si një ndeshje të egër?
Unë mendoj se dpo të jetë shumë ndeshje e egër. Edhe Vlora do të kërkoj që të arrijë objektivat e saj.
Ngjeshja e kampionatit do të vështirësoj shumë më shumë punën për të gjithë skuadrat.
Lodhje ka, presion të madh do të ketë dhe të gjithë do të jemi në luftë deri në takimin e fundit për të arritur gjithçka kërkojmë.

- Advertisement -

TE FUNDIT