Analisti Mentor Kikia e quajti kërcënim të hapur për Ramën fjalimin e Presidentit Meta në tubimi ne kësaj të shtune në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Meta nuk ka kthim pas. Po shkohet drejt një përplasje. Ligjërisht, Presidenti nuk ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin. Ajo që deklaroi Presidenti sot, në formën e një betimi, ishte një kërcënim i pastër për kryeministrin Rama, që nëse nuk bën hapin e parë të tërheqjes, atëherë do të ketë një përplasje, tha Kikia.
Më tej, Kikia theksoi se Meta foli në tubimin e së hënës si një lider i opozitës. “Meta është sot lideri zyrtar i opozitës, edhe pse ai nuk e ka pranuar se është aty si politikan. Meta do të jetë tashmë, jo kryetari i PD-së dhe as kryetari i LSI-së, por do të jetë kryetari i opozitës kuqezi. Një lloj opozite e re, e cila do të frymëzojë njerëz që të bashkohen rreth kauzës së tij.