14.5 C
Tirana

Kim befasohet nga flamujt amerikanë: S’kemi asnjë lidhje me manifestimin e sotëm

VENDI

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim shfaqet e surprizuar nga prezenca e flamujve amerikane në manifestimin e e thirruar nga Presidenti Ilir Meta këtë të hënë.

Përmes një postimi në Twitter Kim qartësoi se SHBA nuk ka asnjë lidhje me manifestimin e kësaj të hëne në mbrojtje të Kushetutës, ndërsa shtoi se SHBA mbështet çdo protestë paqësore.

U befasova nga flamujt amerikanë në manifestimin e sotëm. Për të sqaruar çdo ngatërresë, ne duam të qartësojmë se ndonëse qeveria amerikane mbështet çdo protestë paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me ‘manifestimin’ e sotëm.

Reagimi i Kim erdhi menjëherë pas përfundimit të “manifestimit mbarëkombëtar” thirruar nga presidenti Ilir Meta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit që zgjati 2 orë.

- Advertisement -

TE FUNDIT