14.5 C
Tirana

Edmond Zhulali “irritohet” me organizatorët: Shkelën rëndë…

VENDI

I ftuar në rubrikën Opinion në News 24 Zhulali theksoi se ky festival ka cenuar rëndë kolonën e tij duke shtuar se organizatorët kanë lejuar kundër rregullores të marrin pjesë në festival kompozitorë të huaj në kundërshtim me parimet thelbësore të identitetit të këngës shqiptare. Ai më tej flet edhe për këngën fituese por edhe për debatin që ka lindur mes dy këngëtareve.

Elvana Gjatës dhe fitueses së Festivalit Arilena Ara. Kompozitori gjithashtu thotë se qëndrimi dhe kritikat e tij publike nuk janë kundër festivalit por janë kundër dhun imit të identitetit të këngës dhe muzikës shqiptare. Unë kam shprehur një shqetësim të mad personal natyrisht. Kjo ka qenë kolona bazë e festivalit ku këngëtarët dhe kompozitorët të jenë shqiptarë. TVSH mbahet nga taksat e shqiptarëve dhe i gjithë kjo duhet ti kthehet qytetarëve.

Kompozitori është ai që i jep frymën ose pamjen një këngë shqiptare dhe jo shqiptare. Gjithmonë synohet që këto këngë të jenë shqiptare. Duke cenuar këtë cenon edhe integritetin e këngës shqiptare. Vazhdimisht në rregullat e festivalit kanë qenë që autorët duhet të jenë me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Nëse ti cenon kolonën themelore të festivalit kjo është shumë e rëndë. Ky është një vendim i drejtorit të festivalit. Është një vendim i drejtorit artistik Vera Grabocka.

Festivali është institucion dhe ka një rregullore. Ky rregull ka qenë gjithmonë prezent që në festivalin e parë dhe asnjëherë nuk është marrë një iniciativë që të diskutohet ky rregull kaq strikt. Në festivalin e Sanremos nuk lejohet asnjë konkurrent nëse nuk kanë nënshtetësi italiane. Kriteret u mbajtën të fshehta ndërsa unë nuk e kam ditur se një kompozitor mund të marrë pjesë me dy këngë. Drejtori i festivalit dhe drejtori artistik janë përgjegjës. Vera Grabocka nuk mund të ishte drejtore artistike.

Ajo mendoj se nuk e ka përgatitjen e duhur. Ky është një festival muzikor që edhe elementët e tjerë janë shtesë dhe nuk është film. Ne mendojmë se janë shkelur rëndë interesat kombëtare dhe muzikës shqiptare. Ky është problem i rëndë. Vetëm tre u tha se do të jenë të huaj, por jo që shumica e jurisë të jetë e huaj. Nuk ka peshore në art sepse çdo njeri e percepton këngën sipas shijeve dhe formimit muzikor. Kjo juri e përbërë nga pesë anëtarë kishte vetëm një kompozitor të huaj dhe ai ishte grek.

Shqipëria ka shumë ekspertë.Spektakli është shumë i rëndësishëm i cili ndihmon që këngët të shfaqen në mënyrë sa më të mirë. Skenografia ishte e mirë. Festivali përpiqet që të arrijë nivele më të larta. Problemi është tek kënga. Në festival kishte shumë shije që është në kundërshtim me rregullin. Gabimin në funksionimin e jurisë ishte që juria nuk votoi direkt në sallë sepse duke votuar direkt në sallë dhe nuk ka kohë të manipulohet. Të dyja këngët janë shumë më të mira.

Të dyja këngëtaret janë shumë të mire kanë performancë shumë të mirë. Nëse juria do të funksiononte direk në sallë nuk do kishte vend për asnjë keqkuptim. Kishte këngë të realizuara dhe këngëtarë shumë të mirë. Prandaj vihen personalitete për vlerësimet. Mendoj që kjo e ka krijuar debatin mes dy këngëtareve. Mendimi im është ky që kënga që shkon të ketë vlera të vërteta artistike. Kanë fituar edhe këngët e qeta dhe baladat. Vlera e interpretuesit sepse është ai që e përfaqëson.

RTSH dy festivalet para këtij ka zhdukur emrin e orkestruesit dhe kjo nuk është e drejtë unë e kam kundërshtuar. Jam vetë dëshmitar. Orkestruesit janë një ndër aktorët që njihet nga ligji i të drejtës së autorit. Qëllimi im nuk është që të denigrojë festivalin kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bëjë me festivalin. Ka edhe pak politikë brenda. Ne jemi një komb që ende nuk jemi formuar dhe nuk mund të bëjmë tolerime në këtë pjesë. Arilena është këngëtare shumë e mirë dhe kam shumë besim por jam shumë zemërthyer.

- Advertisement -

TE FUNDIT