14.5 C
Tirana

Grabitet një shtëpi nga persona të maskuar.

VENDI

Një banesë është grabitur gjatë orëve të natës në Peshkopi. Banesa është vjedhur nga disa persona të maskuar me armë të cilët kanë vepruar qetësisht pasi nuk ka pasur asnjë njeri në godinë.

Autorët kanë hyrë në banesë duke shembur portën kryesore dhe më pas kanë marrë prej aty një shumë parash dhe sende me vlerë. Pronarët e banesës nuk ndodheshin në shtëpi mbrëmjen e djeshme.

Dhe duket se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjes së tyre. Policia ka shkuar në banesë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ende nuk bëhet e ditur sasia e parave të marra prej aty.

- Advertisement -

TE FUNDIT