19.5 C
Tirana

Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

VENDI

Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit, vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj.

Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të saj. Duke mos u pastruar asnjëherë nga institucionet përgjegjëse rruga ka mbi 3 metër borë të ngrirë në gjithë gjatësinë e këtij segmenti.

Zakonisht në fillim të muajit Maj, Thethi ishte i gatshëm të priste turistët e parë nga e gjithë bota, por këtë vit edhe pse kërkesat kanë filluar nga visitorë shqiptarë e të huaj bujtinat e Thethit kanë vështirësi të fillojnë sezonin për shkak të rrugës.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion apo lajmerim nga institucionet përgjegjëse apo të varësisë për fillimin e punimeve për hapjen e këtij segmenti jetik për zhvillimin e turizmit malore në zemrën e alpeve shqiptare, në Theth. Nuk dihet se kur mund t’a kemi këtë rrugë të hapur sërisht (deri nga fundi i muajit Maj!!)

Fatkeqësisht kjo shkatërron planet e dhjetra turistvë për të udhëtuar drejt kësaj zone dhe dëmton ekonominë lokale duke mos mundur dot që bujtinat të organizohen për fillimin e sezonit pas një viti të gjatë pandemie të Covid-19.

Për këtë arsye të gjitha turet malore që fillojnë apo ndërlidhen me Thethin, siç është kalimi Valbonë – Theth, janë të pamundura për t’u realizuar.

Sapo të kemi lajme të reja do ti publikojmë ato.

thethi-guide.com

- Advertisement -

TE FUNDIT