14.5 C
Tirana

Miratohen ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, ja çfarë do të ndodhë me patentat

VENDI

Parlamenti ka miratuar ndryshimet më të reja në kodin rrugor, në të cilin parashikohet ndryshimi në periudhën e kolaudimit të automjeteve.

 

Pas përfundimit të koncesionit të SGS, automjetet e reja do t’i nënshtrohen kontrollit teknik pas tre vitesh, mirëpo dhe për të tjerat ekspertiza do të realizohet në çdo dy vite.

 

Me këtë vendim të parlamentit, hyn në fuqi edhe heqja e pikëve në rast shkeljesh. Një tjetër pikë që shtohet në Kodin Rrugor është edhe këshillimi i qytetarëve dhe ashpërsimi i masave.

 

Një nga nenet parashikon gjobë pak më të lehtë, në qoftë se qarkullon me patentë të skaduar. Për drejtuesit të cilët kanë konsumuar alkool do të ketë një përshkallëzim të gjobave deri në 40 mijë lekë dhe heqje patentash.

 

Në momentin që shkelja konstatohet natën ndëshkimi do të jetë shumë më i lartë. Tejkalimi i shpejtësisë si dhe përsëritja e shkeljeve po ashtu kanë ndryshime.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT