Në prag të nisjes së sezonit turistik këto janë disa nga pamjet që të ofrohen në hyrje të një nga zonave turistike më të vizituara siç është Shiroka në qytetin e Shkodrës.
Edhe pse për gjatë gjithë pedonalës së Shirokës ka mjaftueshëm kosha për mbeturina sërish persona të papërgjeshëm i hedhin ato gjithandej. Për qytetarët përgjegjësit kryesorë janë vetë ata.
Pavarësisht problemeve të tilla natyra e bukur dhe gatimet tradicionale të zonës vazhdojnë të terheqin vizitorë të shumtë në zonën turistike të Shirokës.