18.5 C
Tirana

Apeli i deputetit të Shkodrës: Vllaznia ka nevojë për ne tani. Ne kemi nevojë për Vllazninë!

VENDI

Momentet e vështira për Vllazninë rikthehen sërish. Ndoshta disi në mënyrë të papritur.
Dy humbjet e fundit ndaj Teutës dhe Luftëtarit, kanë rikthyer frikën e rënies nga Superliga për kuqeblutë.
Ka nga ata që e konsiderojnë të rënë skuadrën shkodrane por ka edhe nga ata që shpresojnë. Madje bëjnë edhe apel për mbështetje.
Njëri prej tyre është një personalitet i qytetit të Shkodrës, pedagogu i mirënjohur dhe deputeti Romeo Gurakuqi.
Ja çfarë shkruan ai në një status në faqen e tij në facebook:
“VLLAZNIA, ky emen i madh, i zgjedhun jo rastesisht prej gjyshave tone, per bashkimin e zemrave shkodrane ne nji, ne jeten sportive, kulturore, shoqnore dhe civile, duhet te na tuboje sot ma fort se kurre, per t’i dhane mbeshtetjen ekipit, markes sone, qe na ka ba me ec kudo krenare.
VLLAZNIA asht simbol i qytetnimit tone, pjese identitetit te ngjizun ne lirine tone moderne, ndertue posacerisht per te mos u ndale kurre ne ecjen e vet para, pa u dekurajue prej kohes se rrethimit prej forces dhe padijes, qe dojne me ia var mbi krye me zor shoqnise shkodrane.
Ditet e veshtira qe po kalojme, duhet te na bashkojne edhe ma shume, per me i dhane gjithe mbeshtetjen si duhet dhe ne menyren e arsyeshme, djelmve te skuadres, trajnerit Ernest Gjoka.
VLLAZNIA ka nevoje sot per mbeshtetjen tone dhe ne, qytetaret e Shkodres se bashkueme, me identitet, me vetedije dhe force rekuperuese, kemi nevoje per VLLAZNINE.
Analiza e shkaqeve te ranies dhe izolimi i faktoreve rrenimtare, qe u lane gjate me lulezue, i perket nji momenti te dyte.
Sot asht koha me i dhane zemer skuadres, duke sakrifikue gjithshka per t’i qendrue prane dhe realizue me cdo kusht operacionin e shpetimit me merite sportive te VLLAZNISE.
Te gjithe bashke si ne ditet ma te mira!

- Advertisement -

TE FUNDIT