22.5 C
Tirana

Historike: Boksieria shkodrane Elsidita Selaj siguron medaljen në Kampionatin Europian të 18 vjeçarëve

VENDI

Pas Nelson Hysës, Rexhildo Zenelit dhe Jurgen Uldedaj, në Shqipëri vjen edhe medalja e katërt europiane e boksierëve tanë.
Ajo i takon kësaj here një femre: Elsidita Selajt. Shkodrania e talentuar e ka nisur mbarë Kampionatin Europian që është duke u zhvilluar në Abruzzo të Italisë.
Ajo ka fituar ndeshjen e parë dhe automatikisht tashmë duke qenë në gjysmëfinale, ka siguruar të drejtën për të fituar medaljen e bronztë.
Megjithatë rrugëtimi i Selajt mund të mos ndalet këtu sepse në rast fitoreje në ndeshjen e dytë, mund të shkojë në finale.
Boksieria shkodrane konkurron në peshën 75 kg në këtë Europian të 18 vjeçarëve dhe në turin e parë ka patur përballë kroaten Zaja.
Selaj ka dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtares së saj dhe vendimi i gjyqtarisë ka qenë unanim për t’i dhënë asaj fitoren.
Në këtë mënyrë, Elsidita Selaj bëhet e para boksiere femër në Shqipëri që fiton një medalje në një eveniment të rëndësishëm siç është Kampionati Europian.
Trajneri që e stërvit atë, i mirënjohuri Jetmir Kuçi ka kohë që deklaron se kemi të bëjmë me një sportiste shumë të talentuar dhe që
premton shumë.
Padyshim që shpresat janë për të vazhduar edhe më tej në këtë kompeticion të rëndësishëm gjithsesi tashmë ajo ka hyrë në historinë e këtij sporti tashmë.
www.shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT