23.5 C
Tirana

Analistët analizojnë urdhrin e Ramës: Na erdhi keq për Veliajn.

VENDI

Kryeminsitri Edi Rama ditët e fundit, në daljet publike ka hedhur akuza kundër Erion Veliajt, të cilit disa herë i ka thënë se nuk ka bërë punën siç duhet. Nga lyerja e shkallëve në orën 4 e 30 të mëngjesit e deri tek mungesa e rrjetës në koshin e basketbollit në shkollën Ismail Qemali.

Këto përplasje të Ramës me Veliajn kanë qenë pjesë e debatit mes analistëve sot në emisionin Opinion në Klan. Andi Bejtja Mustafa Nano dhe Armand Shkullaku kanë qenë në një mendim duke thënë se Veliaj është përdorur nga Rama në këto ditë pas tërmetit.

Andi Bejtja. Siç e ka thënë dhe Lubonja, Rama sillet njësoj si në dasmë si në mort, po ta shikojë njeri pas 30 viteve këto video do duket sikur ska pasur asnjë vik timë nga tërmeti. Këto humore mund ti duken dikujt të lezetshme, por janë katastrofë.

Kjo situatë nuk besoj se i ka sjellë avantazh. Nëse këto shqiptarëve iu duken normale ai është i turpshëm. Dhe në fund të këtyre videove, ai merret me mediat.

Mustafa Nano. Fajin nuk e ka Rama por televizionet që e transmetojnë. Ai do dali i favorizuar nëse për disa muaj do ketë rezultate konkrete të kapërcimit të këtij momenti dramatik.

Ramës unë i jap vetëm një meritë në planin e sensibilizimit ndërkombëtar ka ditur të punojë. E kemi parë tek RAI, e kemi parë në Turqi. Kemi parë Macron këtu i njoh merita. Në sjelljen e brendshme mua më duket bezdisëse.

Armand Shkullaku. Për herë të parë më erdhi keq për Veliajn, ajo që bëri pastaj Veliaj që doli në Top Channel dhe tha se nuk e kishte me mua e kishte me administratorin e pallatit është më e rendë akoma. Dhe dinjiteti njerëzor ka një kufij, të paktën ta kalonte në heshtje.

- Advertisement -

TE FUNDIT