10.5 C
Tirana

Plas keq në emision, Eni Vasili përplaset keq me Kryemadhin.

VENDI

Përplasje të forta mes gazetarëve dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhit lidhur me transmetimin e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të tërmetit të 26 nëntorit.

Moderatorja e emisionit Eni Vasili nuk i ka duruar akuzat e Kryemadhit duke i kujtuar numrin e herëve që e kishte marrë në telefon për ta ftuar në emisionin e saj.

Kryemadhi i është kundërpërgjigjur duke e quajtur se emisionet në Shqipëri bënin qoka ndaj kryeministrit.

Jashtë debatit nuk ka qëndruar as moderatori tjetër i Top Channel Alban Dudushi i cili gjithashtu është përplasur me Kryemadhin.

Monika Kryemadhi. Bëni propagandën e Edi Ramës. Eni Vasili. Është budallallëk me brirë. Sa herë ju kam ftuar gjatë gjithë këtyre ditëve.

Monika Kryemadhi. Sa e ndershme je ti ndaj këtyre ftesave? Eni Vasili. Të dalë Basha që të thotë sa herë e kam ftuar? Pse quhet qokë kur ju nuk vini? Më thuaj pse nuk jam e ndershme?

Monika Kryemadhi. Nuk je e ndershme në parim. Eni Vasili. Po pse pra? Ne gazetarët dalim fajtorë. Si akuzon ti?

- Advertisement -

TE FUNDIT