9.5 C
Tirana

Mëngjesi ideal për kocka të forta.

VENDI

Si të ndihmoni kockat? Një nga mineralet që ndihmon më shumë kockat është kalciumi të cilin për fat të mirë mund ta gjeni në shumë ushqime. Për personat që vuajnë nga lloje të artritit është veçanërisht i këshillueshëm nga mjekët.

Megjithëse sasia e duhur e konsumimit të tij nuk është përcaktuar ende ekspertët shprehen se rreth 1500 miligramë në ditë të konsumimit të këtij minerali janë mëse të nevojshme për organizmin.

Këtë shifër mjafton ta ndani me 500 miligramë kalcium për çdo vakt. Është e rëndësishme që këto sasi të ndahen midis vakteve pasi trupi ka mundësi të përthithë vetëm 500 miligramë për çdo vakt.

Filloni nga mëngjesi që sa më parë trupi të sigurojë të gjithë vitaminat e nevojshme. Mëngjesi i duhur vetëm një gotë qumësht përmban 300 mg kalcium të cilat mund ti merrni menjëherë në një vakt.

Për të arritur në masën e këshilluar 500 mg mund të shtoni edhe ndonjë produkt tjetër bulmeti në dietën tuaj. Këtu mund të futet pak djathë gjize kos apo edhe perime si brokoli dhe lakrat.

Gjithashtu përveç bulmetit kalciumin mund ta përfitoni edhe nga lëngu i freskët i portokallit. Një gotë me lëng të freskët përmban 200 deri 340 mg kalcium.

Ekspertët theksojnë të mos harroni të përfshini edhe vitaminën D tek dieta juaj. Atë mund ta gjeni fare lehtë tek ushqimet të cilat janë të pasura edhe me kalcium.

Këtu futen sardelet dhe salmoni të cilat megjithëse nuk preferohen të konsumohen në mëngjes mund ti lini për dy vaktet e tjera. Pra çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile.

- Advertisement -

TE FUNDIT