17.5 C
Tirana

Njihuni me shenjat që tregojnë se e ftohura ka kaluar në bronkit .

VENDI

Kufiri mes të ftohurës dhe bronshitit është i hollë sa një fije peri thonë mjekët sipas tyre një kollë e thjeshtë mund të transformohet në një problem më të rëndë me mushkëritë nëse pacienti nuk tregohet i vëmendshëm ndaj simptomave.

Kolla është një nga simptomat më dominuese të të ftohurës. Kolla është një instrument i vënë në punë nga imuniteti për të eliminuar sekrecionet e tepërta të mbushura me toksina dhe baktere.

Por nëse kolla vazhdon edhe pasi e ftohura është larguar atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Një njeri i vëmendshëm mund ta kuptojë nëse e ftohura ka kaluar në bronshit.

Kolla zgjat më shumë se dy ose tre javë ka temperaturë kolla shoqërohet me sekrecione të plota dhe me ngjyrë ka vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrja shoqërohet me fishkëllima.

- Advertisement -

TE FUNDIT