10.5 C
Tirana

Zbuloni sekretin e një mëngjesi të shëndetshëm.

VENDI

Një gotë çaji i zi është nganjëherë shoqëruesi më i mirë i një mëngjesi të pasur turk ose gjëja e parë që ju vjen në mendje pas punës së një dite të vështirë. Edhe pse ekzistojnë shumë lloje çaji, duke përfshirë çajrat bimorë, çajin e bardhë, çajin jeshil etj.

Çaji i zi konsumohet më gjerësisht jo vetëm në Turqi, por në të gjithë botën. Prandaj, nëse jeni të varur nga çaji i zi, ka disa lajme të mira. Shkencëtarët kanë zbuluar përfitimet e çajit të zi dhe ai thjesht mund të jetë më i shëndetshëm nga sa mendoni.

Më poshtë janë disa prej të mirave që vijnë nga pirja e dy flixhanëve çaj i zi. Polifenolet dhe katekinat në çajin e zi besohet se parandalojnë disa lloje të kancerit.

Polifenolet në çajin e zi gjithashtu parandalojnë dëmtimin e ADN. Mundësia e goditjeve në zemër është 21 përqind më pak te njerëzit që pijnë deri në katër filxhanë çaj të zi në ditë sesa ata që nuk pijnë fare.

Çaji i zi është provuar gjithashtu se ndalon akumulimin e yndyrës rreth belit në masë të konsiderueshme. Ky lloj çaji është gjithashtu një mundësi e pijeve të shëndetshme nëse jeni në dietë.

Pirja e dy gotave çaj të zi në ditë është provuar gjithashtu se ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, në gjakun tonë.

Duke pirë dy gota çaj të zi me një fetë limoni, mund të keni forcë antioksiduese. Fitokimikatet në çajin e zi forcojnë gjithashtu kockat dhe rritin densitetin e kockave.

- Advertisement -

TE FUNDIT