15.5 C
Tirana

Ylli Merja: Si ti kuroni dhimbjet e kokës

VENDI

Për të parandaluar dhimbjet e kokës duhet të konsumoni shumë ujë gjatë ditës. Në momentin e parë që ndjeni dhimbje pini 2 gota ujë njëra pas tjetrës. Tregoni një kujdes të veçantë për dietën e ushqehuni mirë në të tri vaktet qoftë edhe nga pak e mundohuni që ushqimi të konsumohet në të njëjtin orar.

Më tej kontrolloni herë pas here tensionin e ulët ose të lartë si dhe konsumoni antioksidantë. Ndër antioksidantët më të fuqishëm janë ato produkte që rriten në natyrë veçanërisht frutat që kanë ngjyrë të zezë. Këshillojmë që të konsumoni një lugë gjelle në ditë me boronice pasi kjo pastron gjakun e hollon atë dhe ushqen sistemin nervor.

Rekomandohet edhe marrja e 1 deri ne 2 lugë gjelle me manaferra pasi ushqen sistemin nervor ashtu si dhe rrushi i zi apo çokollata e zezë. Po kështu trurin e ushqejnë të gjitha ato fruta të cilat përmbajnë magnez e vitamina siç janë arra bajamja lajthia farat e kungullit etj.

Konsumimi gjatë ditës i 10 fijeve shafrani bën që jo vetëm të qetësohen dhimbjet e kokës por të frenohet edhe plakja e parakohshme. Përveç kësaj lëndët aktive të shafranit si pikokrocina dhe krocinina shmangin fryrjet apo ënjtjet e zgjatimeve nervore. Iu rekomandojmë që të konsumoni çajra që forcojnë enët e qarkullimit të gjakut në kokë dhe që kanë efekt hidratues.

Sistemi nervor ka rreth 100 bilion qeliza dhe këto qeliza kanë zgjatimet e tyre që shkojnë deri në ekstremitete dhe njëkohësisht kanë pikat e takimit me njeri tjetrin. Pikërisht këto çajra bëjnë që zgjatimet e neuroneve të mos mbingarkohen. Në këtë grup çajrash futen bimët si bari i bletës mendra e butë livandoja borziloku rozmarina.

Ndërsa në rastet kur kemi të bëjmë me dhimbje nga sinoziti bëjmë mirë që ti qetësojmë këto duke përdorur një çaj për sionozitin nga gjethet e ekualipsit të mentes apo rigonit. Nëse ju gjeni me të vërtetë shkakun nga lind dhimbja e kokës e keni shumë herë më të lehtë për të shmangur dhimbjet e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT