18.5 C
Tirana

Vogëlushja 2-vjeçare shpëtohet pas 24 orësh nën rrënoja/FOTO

VENDI

Ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi kanë bërë të mundur shpëtimin e një 2 vjeçarje pas 24 orësh nën rrënoja.

Mediat turke raportojnë se ogëlushja gjendej nën rrënoja së bashku me nënën e saj dhe gjatë kërkimeve dialogu i gruas që kërkonte ndihmë nga ekipet e shpëtimit është shumë prekës.

Ndodhemi këtu, po vijmë. Do t‘ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a më shikoni mua dhe dritën? Në rregull po vijmë. A është fëmija pranë jush? Në rregull po vijmë”, ishin fjalët e shprehura nga ekipet, të cilave gruaja u përgjigj nga nën rrënoja: “Shpejt. Nuk mund të duroj më. Për hir të Allahut na shpëtoni. E shikoj dritën. Shikoni, jam duke tundur dorën time. Ju lutem shpejtoni.

Vogëlushja e shpëtuar nga rrënojat u dërgua më pas në spital nga ekipet e emergjencës 112.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 35 persona ndërsa mbi 1.600 të tjerë janë plagosur.

- Advertisement -

TE FUNDIT