12.5 C
Tirana

Vllaznia shpallet sërish kampione e Shqipërisë në Volejboll të reja

VENDI


Pas suksesit te djeshem me ekipin e basketbollit te te rejave, pasditen e sotme nje tjeter ekip i Sportklub Vllaznia eshte shpallur kampion i Shqiperise.
Behet fjale per ate te volejbollit te te rejave.
Pas fitores ne ndeshjen e pare ne Shkoder me rezultatin 3-1, ekipit shkodran i duhej te fitonte se paku nje set ne kete finale te dyte dhe pastaj te menaxhonte piket per t’u shpallur kampion.
Por vajzat kuqeblu kane fituar shpejt e shpejt dy setet e para duke siguruar keshtu titullin kampion.
Dy setet e para jane fituar ne shifrat 26-24 dhe 25-15 nga Vllaznia nderkohe qe u treti eshte fituar nga Tirana 27-25.
Por vetem kaq sepse ne te katertin eshte Vllaznia qe fiton serish 25-23 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.
Vllaznia e drejtuar nga trajneret Ana Gjelaj e Ferdinand Bardeli kesisoj mbrojne titullin kampion te fituar edhe sezonin e kaluar duke treguar edhe njehere tjeter se me kete brez sportistesh ka nje te ardhme te sigurte.
Nga ShkodraSport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT