18.5 C
Tirana

Vllaznia mund t’ua kursejë shkodranëve një “Tiranë” të dytë, nuk e meritojnë

VENDI

Vllaznia jo vetëm që nuk mundi të merrte pikë në ndeshjen e djeshme me Teutën, por zhvilloi edhe një nga lojërat e saj më të dobëta në këto javë të fundit.
E pranuar publikisht pas ndeshjes edhe nga vetë trajneri Gjoka.
Tashmë mbijetesë është komplikuar ndjeshëm, sepse Teuta e ka kaluar në klasifikim, për shkak të avantazhit që ka në ndeshjet direkte.
Te Vllaznia është krijuar sërish situata e sezonit të kaluar, kur qëndrimi në Superiore u siguruar vetëm në momentet e fundit, pas barazimit 0-0 më Tiranën në Shkodër.
Por këtë radhë skuadra kuqeblu i ka mundësitë t’ua kursejë tifozëve të saj dhe gjithë sportdashësve një “infarkt” të dytë, një “Tiranë” të dytë.
Ata nuk e meritojnë. Në shtatë javët e mbetura mund t’i largohet zonës së ftohtë të renditjes.
Ndoshta tani rivali direkt është Kamza, vetëm një pikë para në këtë moment dhe me një ndeshje direkte që luhet në Shkodër. Por edhe Teuta aty është.
Por edhe në ndeshjet e tjera mund të sigurohen pikët e nevojshme për të mos shkuar deri në çastin e fundit, sepse rastësisë nuk i duhet, gjithçka mund të ndodhë.
Ndoshta fjalët e mira pas disa fitoresh e kanë dëmtuar Vllazninë, që në Durrës tregoi probleme të theksuara.
Është momenti për të marrë seriozisht çdo minutë lojë dhe për të lënë zonën e ftohtë sa më parë, pa qenë nevoja për premiot e Tom Doshit. /vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT