21.5 C
Tirana

Vllaznia hap dyert e stadiumit dhe fton tifozët

VENDI

Kërkesa e tifozëve shkodranë për të hapur dyert e stadiumit “Loro Boriçi”
për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Kamzës është miratuar.
Ka qenë vetë klubi shkodran që ka arritur marrëveshjen me
Federatën Shqiptare të Futbollit që vazhdon ta administrojë këtë impiant sportiv,
për të hapur pjesën më të madhe të dyerve të tij në mënyrë që tifozët të hyjnë pa bileta.
Klubi shkodran pak minuta më parë, përmes faqes së tij zyrtare se do
hapet tribuna përkarshi, ajo që në gjuhën tradicionale të tifozeve konsiderohet “20-shja”.
Nëse do të jetë e nevojshme do të hapen edhe “10-shet” ndërkohë që vetëm tribuna qendrore do të jetë me pagesë. ja njoftimi i plotë i klubit Vllaznia:
NJOFTIM
KF Vllaznia ju bën me dije se për ndeshjen e sotme ndaj Kamzës që do të nisë në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, hyrja e tifozëve në tribunat D (D1, D2, D3 dhe D4) do të jetë falas, pa bileta.
Vetëm tribuna qendrore (A, B dhe VIP) hyrja është me bileta. Duke qenë se kemi të bëjmë me një ndeshje
shumë të rëndësishme për skuadrën tonë, ju ftojmë në stadium për të mbështetur Vllazninë.
Eja edhe ti!
Forca Vllaznia!

- Advertisement -

TE FUNDIT