15.5 C
Tirana

Tre shqiptarë në natën finale të Eurovizionit

VENDI

Bashkë me Eugent Bushpepën në finale do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron dhe që me këngën “Fuego” ka ndezur zjarrin në skenën e Eurovizionit dhe kësisoj do të këndojë edhe me datë 12 maj.
Eleni në gjysmëfinalen e parë të festivalit evropian këndoi e fundit, e 19-ta me radhë. Po ashtu në finale u bashkohet edhe këngëtari Italian Ermal Meta që kualifikohet direkt. Për herë të parë në 62 edicione të Eurovizionit tre shqiptarë në finale e madhe.
Votat e shqiptarëve do të ndahen mes të treve, natyrisht, pjesën më të madhe do e marri këngëtari që përfaqëson Shqipërinë.
Ndërsa votimi shqiptar, më së shumti, do të shkojë për Ermal Metën në Itali dhe një pjesë për Elenin në Qipro./55news/

- Advertisement -

TE FUNDIT