14.5 C
Tirana

VIDEO/ Gazetari po raportonte nga shtëpia në mbathje, e tradhëton kamera në fund

VENDI

Ditën e sotme, një lidhje direkte e gazetarit Will Reeve me televizionin amerikan “ABC News” ka bërë xhiron e rrjetit.

Për shkak të emergjencës Covid-19, gjithçka dukej normale teksa gazetari Reeve raportonte nga shtëpia.

Në fund të lidhjes direkte, në një moment kamera e gazetarit ka lëvizur më lart duke filmuar pjesën e poshtme të trupit të tij, e cila më herët nuk dukej në ekran.

Ndërkohë që kishte veshur këmishë dhe xhaketë, gazetari u shfaq nga mesi e poshtë pa pantallona dhe ky moment i sikletshëm nuk kaloi pa u vënë re nga shikuesit.

U kuptua qartë që gazetari ishte veshur vetëm për lidhjen direkte dhe në fakt, s’kishte pse të vishte pantallona në shtëpi. Gabimi i tij i vetëm ishte që padashur ia tregoi botës këtë detaj!

- Advertisement -

TE FUNDIT