6.5 C
Tirana

Mbyllet misioni i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në spitalin e Breshias, gati të kthehen në Atdhe

VENDI

Tridhjetë mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Breshia të Italisë për t’u ardhur në ndihmë shtetit fqinj në këtë situatë pandemie, e kanë përfunduar me sukses misionin e tyre një-mujor.

Tashmë ata janë gati të kthehen në vendlindje. Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, e cila i falenderon ata për punën e realizuar me përkushtim dhe devotshmëri.

“Falënderoj mjekët dhe infermierët shqiptarë për punën dhe angazhimin e vendosur në këtë shërbim për të mirën e të gjithëve, në Brescia, kundër COVID19. Krenar për ta sepse e kanë realizuar misionin dhe janë gati të kthehen në Shqipëri!”/newsbomb.al

- Advertisement -

TE FUNDIT