25.5 C
Tirana

Veset që kanë njerëzit e mërzitshëm

VENDI

Gjithkush ka potencial të jetë interesant dhe i mërzitshëm.
Cilësitë e përbashkëta të individëve jashtëzakonisht të mërzitshëm përfshijnë improvizimin e dobët dhe aftësitë treguese.

Njerëzit e mërzitshëm gjithashtu kanë mungesë të mendimeve origjinale. Absolutisht gjithkush ka aftësinë të jetë interesant. Por kjo vjen më natyrshëm për disa njerëz sesa për të tjerët.

Por çfarë e bën një person të mërzitshëm?

Bëjnë biseda të pa balancuara, pra në vend të që të flasin dhe dëgjojnë ata ndërhyjnë shpesh në bisedë duke ndërprerë.

Njerëzit e mërzitshëm nuk mund të kuptojnë nëse të tjerët janë të interesuar në bisedë.

Nuk kanë humor, kjo tregon mungesë aftësie për të vlerësuar një ide ose një ngjarje nga një sërë perspektivash.

Njerëzit e mërzitshëm nuk kanë asgjë për të thënë në biseda.

Bëjnë gjithmonë të njëjtat gjëra pra monotonia është pjesë e pandashme e jetës së tyre.

Nuk kanë mendimet e tyre. Nëse nuk keni menduar në mënyrë kritike për botën rreth jush, nuk do të keni shumë për të ofruar në bisedë.

Nuk kanë asgjë të re për të shtuar. Nëse nuk jepni asgjë të re për dëgjuesin, ata nuk do të interesohen.

Njerëzit e mërzitshëm nuk dinë si të tregojnë një histori të mirë. Nuk kanë asgjë të re për t’u shtuar dhe nuk mund t’i shohin gjërat nga perspektivat e njerëzve të tjerë.

Nuk përfshijnë askënd në bisedë sepse përpiqen të provojnë se sa të mençur janë.

SCAN

- Advertisement -

TE FUNDIT