15.5 C
Tirana

Vajza me sindromën Down bën veprimin e veçantë për të prekurit nga tërmeti.

VENDI

I kishte kuruar dhëmbët te stomatologu Burim Buzhala në Ferizaj. Eloida Alija nga po i njëjti qytet me sindromën Down, ishte lidhur aq shumë me doktorin, saqë ky i fundit ka propozuar që ta punësojë atë me orar të shkurtuar.

Ky shembull ishte ndjekur edhe në rajon. Pos doktorit zemërgjerë, edhe Eloida apo Ela siç e quajnë në klinikë ka dëshmuar se ka një shpirt human. Pas tërmetit në Shqipëri, ajo i ka propozuar doktorit që të japë gjysmën e pagës së saj për familjet e të prekurve atje.

Por ajo e kishte sfiduar Buzhalën në mënyrë që shuma e donacionit të rritet. Pos asistente në këtë klinikë stomatologjike, në kohën e lirë Ela merret edhe me pikturë.

Ndërsa humanizmin e ka në shpirt. Disa ditë më parë, ajo ka dhuruar flokët donacion për vajzat e prekura nga kanceri.

- Advertisement -

TE FUNDIT