19.5 C
Tirana

Unë jam kuksian! Jam barbar, por krenar!

VENDI

Nga Artur Kurtallari
Sot u shpall barbar nga qeveria populli i varfër që strehoi 500 mijë dardanë të dëbuar nga lufta dhe i nominuar për çmimin Nobël për paqe!
U shpall barbar populli që në vitin e mbrapshtë 1997 nuk ngriti asnjë pushkë vëllavrasjeje!
U shpall barbar populli që nuk prodhon asnjë krim gjatë gjithë vitit!
U shpall barbar populli prej të cilit nuk ka dalë asnjë bandë kriminale!
U shpall barbar kombi të cilit i janë vrarë poetë e i janë mohuar historikisht heronjtë e tij!
U shpall barbar populli që në trojet e tij ka tre vendbanime ilire të përmbytura nën liqen dhe shahet si popull shpellar!
U shpall barbar populli që i ka siguruar Shqipërisë gjithmonë kufirin e sigurtë në luftë me serbë!
U shpall barbar populli i përmbytur në katër anët pa u dëmshpërblyer kurrë!
U shpall barbar populli me rrugët e prishura nga kamionët e mbushur me krom që largohen nga Kukësi pa paguar as taksën minerare!
U shpall barbar populli që për një copë bukë ka marrë dhenë nëpër botë!
U shpall barbar populli i rrethuar me tre dogana dhe një tra për gjoba që në gjuhën politike quhet taksë!
U shpall barbar populli i pangrënë, i lënë në harresë, i persekutuar nga regjimi komunist!
Unë jam kuksian!
Jam barbar, por krenar!

- Advertisement -

TE FUNDIT