17.5 C
Tirana

Udhëtonte me pasaportën e vëllait binjak, policët gjermanë e zbulojnë shqiptarin.

VENDI

Një shqiptar 21 vjeç po udhëtonte me pasaportën e vëllait të tij binjak kur zyrtarët e policisë po bënin kontrollimin e automjeteve në autostradë. Bëhet fjalë për kontrollimin e realizuar të dielën në mëngjes në kufirin me Austrinë.

I riu i cili po udhëtonte me autobus për në Gjermani u tregoi hetuesve një pasaportë të vlefshme shqiptare. Pasi që policët i hodhën një vështrim më nga afër fotografisë së pasaportës u zbulua mashtrimi që kishte provuar ta bënte ai thuhet në raportin e policisë.

Një krahasim i gjurmëve të gishtërinjve me sistemet e kërkimit policor zbuloi si të dhënat e sakta personale të 21 vjeçarit ashtu dhe arsyen e mundshme të mashtrimit. U mor vesh se ndaj tij ishte shqiptuar tashmë një ndalim hyrjeje në Gjermani.

- Advertisement -

TE FUNDIT