13.5 C
Tirana

U fik respiratorët të sëmurëve me COVID-19, infermierja bën rrëfimin prekës: Ndjehem sikur jam përgjegjëse për vdekjen e tyre

VENDI

Të kesh mundësi që kush shkon ë spital të kesh një respirator, nënkupton ndryshimin midis jetës dhe vdekjes për pacientët që janë të sëmurë rëndë me COVID-19. Por ndonjëherë edhe këto makina të frymëmarrjes nuk mund të shpëtojnë jetën e dikujt. Fikja e tyre është pjesë e punës së Juanita Nittla.

Ajo është infermiere në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Royal Free në Londër dhe ka punuar për NHS (National Health Service) si infermiere e kujdesit intensiv për 16 vitet e fundit. “Puna është traumatike dhe e dhimbshme”, thotë 42-vjeçarja, “ndonjëherë ndjehem sikur jam disi përgjegjës për vdekjen e dikujt”.

Respiratorët marrin përsipër procesin e frymëmarrjes së trupit kur koronavirusi ka bërë që mushkëritë të dështojnë. Kjo i jep kohë pacientit të luftojë infeksionin dhe të shërohet, por ndonjëherë nuk mjafton.

Ekipet mjekësore përballen me vendime të vështira kur u duhet të ndalojnë trajtimin për pacientët që nuk po përmirësohen. Vendimi merret pas shqyrtimit të kujdesshëm, duke analizuar faktorë të tillë si mosha e pacientit, gjendjet themelore shëndetësore, reagimi i tyre ndaj virusit dhe gjasat për shërim.

Sapo mori turnin në mëngjesin e javës së dytë të muajit Prill, Nittla-s iu tha se detyra e parë e saj do të ishte të ndërpresë trajtimin për një infermiere në të 50-tat me Covid-19. Ajo duhej të fliste me vajzën e gruas në telefon. Anëtarët e afërt të familjes do të duhej të shihnin të afërmit që vdisnin për t’i dhënë lamtumirën sipas udhëzimeve të reja të koronavirusit.

“Unë e sigurova atë që nëna e saj nuk do kishte dhimbje dhe gjithashtu e pyeta për dëshirat e nënës së saj dhe nevojat fetare”, tha ajo. “Kam mbyllur perdet dhe kam fikur të gjitha alarmet. Vendosa një telefon pranë veshit të pacienties dhe i kërkova vajzës së saj të fliste”, shtoi Nittla.

Ajo luajti muzikën që kishte kërkuar familja. Pastaj e fiku respiratorin. “Unë u ula pranë saj, duke i mbajtur duart derisa ajo vdiq”, thotë ajo. Pacienti vdiq më pak se pesë minuta pasi Nittla fiki respiratorin. Nittla mori celularin për t’i thënë vajzës së saj se kishte vdekur.

“Me ndihmën e një kolegu, e lava në shtrat dhe e mbështolla atë me një çarçaf të bardhë dhe e vendosa në një çantë. Vendosa një shenjë kryqi në ballin e saj para se të mbyllja çantën. Kam makthe. Nuk jam në gjendje të fle. Shqetësohem se do të marr virusin. Të gjithë kanë frikë”, u shpreh ajo.

Marrë nga: BBC

- Advertisement -

TE FUNDIT