14.5 C
Tirana

Nuk ndihmohet vetëm Italia! Vendi ishte në “krizë”, Shqipëria furnizon Gjermaninë me… letër higjenike

VENDI

Shqipëria i ka ardhur në ndihmë edhe Gjermanisë në këtë kohë koronavirusi. Ndonëse ndryshe nga ekipi me mjekë që i dërgoi Italisë, Shqipëria ka ndihmuar edhe një prej vendeve më të zhvilluara në Europë duke u dërguar letra higjenike.

Kompania e letrës higjenike “Edeka” ka shkarkuar sot në Friedrichsfeld plot 9 mijë pako për shkak se vendi ka mungesë të theksuar të saj. Pakot janë nisur me kamion nga Shqipëria dhe kanë mbërritur në Gjermani sot.

Që në fillim të përhapjes së koronavirusit në botë, një ndër gjërat kryesore që tregu ka pasur nevojë ka qënë letra higjenike, e cila ishte blerë me shumicë nga qytetarët para se të karantinoheshin në banesat e tyre.

- Advertisement -

TE FUNDIT