17.5 C
Tirana

Trag jedia e 9 Janarit nuk mund të harohet kurrë. Familjarët kërkojnë drejtësi.

VENDI

Kanë kaluar 16 vite nga trag jedia e 9 janarit ku humbën jetën 28 të rinj prej të cilëve 8 nuk janë gjetur ende dhe kjo ngjarje e rëndë e ndodhur në detin e Vlorës nuk është zbardhur e plotë.

Familjarët e viktimave që janë pjesa më e madhe nga Shkodra i bëjnë apel Prokurorisë së Posçma Anti Korrupsion e njohur si SPAK që të shqyrtojë këtë dosje e cila zvarritet nga drejtësia shqiptare prej 16 vitesh.

Ajo që kërkojnë familjarët është arrestimi i personave përgjegjës për tragj edinë e 9 janarit ndërsa japin edhe emrat e drejtuesve të lartë që sipas tyre organizuan dhe kanë përgjegjësi për këtë trag jedi.

Një tjetër familjar i viktimave Ndoc Bjeshka shprehet se 8 trupat që nuk janë gjetur asnjëherë sipas tij janë vrarë dhe për këtë kanë edhe dëshmi të pakundërshtueshme.

Një grup të rinj nga Shkodra dhe zona të tjera të veriut në 9 janar të vitit 2004 u nisën drejt Italisë nga bregdeti i Vlorës me gomone në kërkim të një jete më të mirë.

Sepse asokohe ende nuk ishin liberalizuar vizat por 28 persona humbën jetën në mes të detit ndërsa ende dosja e plotë nuk është zbardhur dhe të vetmit që janë dënuar janë dy skafistë me nga 6 dhe 9 muaj burg.

- Advertisement -

TE FUNDIT