23.5 C
Tirana

Tjetër aksident me vdekje, humb jetën i moshuari

VENDI

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një të moshuari në Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë viktima është shtetasi I.B. 74-vjeç banues në Fushë Labinot i cili është përplasur nga automjeti shoferi i të cilit është larguar pas përplasjes.
“Më date 01.03.2018, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë,një mjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin shtetasin I.B.,
74 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë dhe më pas është larguar,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit ndërkohë vijon dhe puna për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT