22.5 C
Tirana

Milan gjurmon Willian, vjen me trajnerin Conte

VENDI

Sezon i komplikuar për Chelsean. Tashmë dorëzimi i titullit kampion në Premier League është thuajse zyrtar, ndërkohë që në Champions
League peshon rëndë ai gol i realizuar nga Leo Messi në takimin e parë të të tetave të luajtur në “Stamford Bridge”
në ndeshjen kundër Barcelonës, i përfunduar në barazim 1-1. Ishte
Willian ai që kaloi Chelsean në avantazh, duke i dhënë bluve gjithashtu
avantazhin provizor edhe në ndeshjen e fundit në
Premier League ndaj Manchester United, të fituar nga “Djajtë e Kuq” me përmbysje në shifrat 2-1.

Është pikërisht braziliani që mund të shndërrohet në njeriun e merkatos së “Bluve të Londrës” për verën që vjen.
Sipas asaj që raporton “Daily Star”,
në fakt, në gjurmët e Willian është vendosur Milan, madje me arsyetimin se trajneri i ri i kuqezinjve do të jetë Antonio Conte.
Ky i fundit është aktualisht trajner i kampionëve në fuqi të Anglisë, edhe pse për momentin duket si një ide jo shumë e
aplikueshme në kushtet e rezultateve pozitive që ka regjistruar Milan nën drejtimin e teknikut aktual, Gennaro Gattuso.

- Advertisement -

TE FUNDIT