17.5 C
Tirana

Tha se është e keqe, Soni Malaj reagon publikisht ndaj Butrint Imerit.

VENDI

Mbrëmjen e kaluar në emisionin Shiko kush luan ishte i ftuar edhe këngëtari Butrint Imeri. Ai u bë pjesë e disa lojërave dhe tek njëra prej tyre duket se u shpreh pak gabim.

Teksa ishte përballë Ylli Limanit këngëtarit ju kërkua të zgjidhte emrin e një vajze të njohur të ekranit shqiptar me të cilën mendon se do të ishte çift perfekt.

Butrinti u mendua pak dhe për ta nxjerrë nga situata Ylli i propozoi emrin e këngëtares Soni Malaj. Butrintit nuk i ka pëlqyer si ide dhe u shpreh se Soni është e keqe.

Duket se përshtypja që Butrinti ka për Soni Malajn nuk është kaluar pa i rënë në vesh këngëtares e cila ka reaguar me anë të një postimi.

Jo kushdo që ka emrin Butrint ka kulturën dhe artin e qytetit antik. Butrintërit e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh shkruan Soni.

- Advertisement -

TE FUNDIT