22.5 C
Tirana

Vëllezërit shqiptarë rrahin italianin.

VENDI

Dy vëllezër 33 dhe 27 vjeç qytetarë me origjinë shqiptare u arrestuan në Romë me akuzën e dëmtimit të rëndë. Në Natën e Vitit të Ri të dy vëllezërit po merrnin pjesë në një festë ku ishin mbledhur dhjetëra njerëz. Në orët e para të mëngjesit ata janë konfliktuar me një italian nga zona e Rexhio Emilias.

Shqiptarët ishin konfliktuar fillimisht me fjalë me italianin kurse konflikti më tej ka shkuar në përplasje fizike shkruajnë mediat italiane. Përleshja u pa nga kalimtarët e rastit të cilët lajmëruan policinë. Policia arrestoi dy vëllezërit me origjinë nga Shqipëria. Ndërsa italiani u dërgua për kurim në spital dy shqiptarët u dërguan në burg në pritje të gjykimit.

- Advertisement -

TE FUNDIT