8.5 C
Tirana

Tenton të vrasë me thikë, arrestohet 41-vjeçari

VENDI

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Elbasanit, teksa tentoi të vriste me thikë një 29-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Ndërhyrja në kohë e policisë, e cila ishte njoftuar përmes një telefonate mbi konfliktin mes dy shtetasve në lagjen “Aqif Pasha” të qytetit të Elbasanit, bëri që të parandalohej përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, që mund të sillte edhe pasoja në jetë.
Në pranga ka rënë Besnik Selita, ndërsa i kërcënuari nga arma e ftohtë e mbajtur prej tij ka qenë shtetasi R.L.. Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thika.
Ndaj të arrestuarit rëndon tashmë vepra penale e “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”, për të cilën do të procedojë më tej Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit.
Top Channel

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT