11.5 C
Tirana

Grabitja e furgonit, policia kap dy prej autorëve

VENDI

Policia ka arritur të kapë dy prej grabitësve të furgonit në Vlorë, ndërkohë që ka sekuestruar mjetin me të cilin u larguan autorët dhe dy kallashnikovë.

Furgoni i grabitur kishte zbritur nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë dhe prej tij është rrëmbyer një çantë me një shumë parash, që dyshohet se kanë qenë mbi 5 000 euro.
Policia po vijon ndjekien për kapjen e autorit të tretë.

Grabitja ndodhi pranë stadiumit “Flamurtari”.
Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT