14.5 C
Tirana

Stina e virozave, mbi 300 vizita në urgjencë

VENDI

Fëmijët që mungojnë në çerdhe dhe kopshte për 1 ose më shumë ditë, nuk do të pranohen pa marrë një vlerësim nga mjeku pediatër për gjendjen shëndetësore.

Kjo tashmë është kthyer në një procedurë e detyrueshme për fëmijën për të mos përhapur virozat në këto institucione parashkollore.
Vojsava Karafili, mjeke e përgjithshme në QEZHEF, thotë se me ardhjen e stinës së vjeshtës rritet rreziku për sëmundjet virale, të cilat në këtë periudhë janë të shpeshta.

Në momentin që një fëmijë nuk frekuenton çerdhet, apo kopshtet e bashkisë së Tiranës për një periudhë qoftë edhe 1 apo 2 ditore, duhet detyrimisht prindi të paraqesë një fletë vlerësimi apo ndryshe fletë pranimi nga mjeku pediatër ku të na vërtetojë që fëmija është klinikisht shëndoshë”.

Po ku duhet të paraqitet prindi për të marrë fletë pranimin për në kopsht, apo në çerdhe? ”Prindi duhet të paraqitet në qendrat shëndetësore përkatëse dhe mjeku pediatër bën vlerësimin e sëmundshmërisë, apo diagnoza të ndryshme”.

Gjatë 24 orëve në urgjencën e pediatrisë së QSUT paraqiten mbi 300 fëmijë që marrin kujdesin shëndetësor për shkak të virozave në qarkullim.

- Advertisement -

TE FUNDIT