11.5 C
Tirana

Statistikat e Gjokës, 33 pikë në 28 ndeshje. Jo keq, pavarësisht se Vllaznisë s’po i mjaftojnë

VENDI

Pas dorëheqjes së trajnerit Gjoka nga drejtimi i Vllaznisë tre ditë më parë, në Shkodër shumëkush ka nxituar ta shigjetojë atë si një nga shkaktarët kryesorë të kësaj situate të krijuar.
Dhe për më tepër, duke e akuzuar për lënien e skuadrës në baltë dy javë para fundit të kampionatit.
Por në fakt, statistikat e punës gati 7 mujore të tij në Shkodër, nuk kanë qenë krejt negative.
Ernest Gjoka e ka drejtuar Vllazninë në 28 ndeshje gjatë këtij kampionati. E mori ndaj
Partizanit në Shkodër në javën e 7-të kur humbi 0-1 dhe e dorëzoi po ndaj kësaj skuadre, por në “Selman Stërmasi” pas humbjes 0-2 në javën e 34-të.
Gjatë kësaj periudhe, ka arritur të marrë 33 pikë. Një mesatare e pëlqyeshme përgjithësisht sepse do të thotë 1.17 pikë për ndeshje.
Një mesatare e cila nëse zakonisht në kampionatet e fundit ka rezultuar shpëtimtare për skuadrat që nuk kanë dashur të bien nga Superliga.
Por sivjet, rritja e kuotës së pikëve për të bërë këtë gjë, e ka penalizuar Vllazninë.
Nën drejtimin e Gjokës, kuqeblutë kanë marrë 9 fitore, 6 barazime dhe 13 humbje.
Ndërsa golaverazhi gjatë kësaj periudhe ka qenë 28- 35. A mund të ishte bërë më shumë?
Edhe mund të ishte bërë por problemet që ka kaluar skuadra në fillim të sezonit, kanë patur ndikimin e vet.
Dy fazët e para sidomos kanë qenë shumë përcaktuese në këtë drejtim.
Rikuperimi i pikëve në fazën e tretë ishte shumë pozitive por gjërat u përkeqësuan sërish në të katërtën dhe prandaj Vllaznia sot rrezikon shumë seriozisht rënien.
www.shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT