18.5 C
Tirana

Në Shkodër e thonë nën zë, fajin e kanë futbollistët dhe trajnerët

VENDI

Këto ditë nuk kanë qenë aspak normale në qytetin e Shkodres. Në çdo cep dëgjon të flitet vetëm për një temë dhe ajo është rënia e Vllaznisë në Kategorinë e Parë.
Kuqeblutë në dy javë nga fundi janë 5 pikë larg zonës së shpëtimit dhe duket se tashmë i kanë vulosur fatet e tyre për këtë sezon.
Kjo situatë ndoshta e paprecedentë të paktën në 60 vitet e fundit në Shkodër, ka ndikuar te të gjithë.
Ka nga ata që akuzojnë hapur Bashkinë dhe drejtuesit e klubit Vllaznia për menaxhimin e dobët që i kanë bërë ekipit në këto vite.
Një menaxhim që ka bërë që situata të degradojë deri në këtë pikë sa Vllaznia të jetë me një këmbë në ‘varr’.
Kjo bën që nesër të ketë një protestë pikërisht para Bashkisë për të hequr dorë sa më parë nga Vllaznia dhe ta kalojnë në dorën e privatit.
Ka nga ata që gjithashtu fajësojnë alenacat dhe të ‘fortët’ në futbollin shqiptar ku Vllaznia në këtë sezon dukej si ‘jetime’.
Por ka nga ata që nën zë ndoshta për të mos rënduar edhe më tepër situatën thonë se faji është i vetë lojtarëve dhe i trajnerëve.
Nuk luan në fushën e lojës as kryebashkiakja e as administratori i klubit.
Këta nuk bëjnë as taktiktën e lojës dhe këta janë përgjegjësitë kryesor për rënien e Vllaznisë.
Duke qenë se financat kanë qenë të shëndosha dhe lojtarët janë paguar në mënyrë të rregullt atëherë në njëfarë mënyre Bashkia e ka kryer deyrën e saj, pavarësisht ndoshta jo me një menaxhim profesionist.
Futbollistët duket se si ‘mburojë’ përdorin pikërisht Bashkinë duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi.
Por pikërisht ata janë fajtorët kryesorë në këtë mes. Vllaznia është shquar gjithmonë për luftën e pastër sportive që ka paraqitur në fushën e lojës.
Një luftë që në këtë sezon nuk e kemi parë në asnjë moment, ku shpesh futbollistët shkodranë hynin të dorëzuar në fushën e lojës.
Njolla e turpit bie edhe mbi ta sepse emrat e tyre do shënohen me një njollë të zezë në historinë e artë të Vllaznisë / Newsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT