12.5 C
Tirana

Songyli rrëfen nga njohja me burrin tek lindja e djalit.

VENDI

Një nga telenovelat më të suksesshme që transmetohet aktualisht është Lule të vetmuara. Kjo telenovelë turke tregon historinë e disa vajzave jetime dhe njëra prej tyre është Songyli rol të cilin e luan aktorja Gokçe Akjëlldëz.

Ajo është 27 vjeç e martuar dhe nënë. Në një intervistë për mediat turke aktorja ka rrëfyer që nga njohja me bashkëshortin martesa thashethemet e njerëzve e deri tek lindja e djalit.

Me bashkëshortin u njoha në xhirimet e telenovelës. Bashkëshorti im punon si teknik zëri. Kemi punuar bashkë për 3 sezone. Ishte dashuri me shikim të parë e pëlqenim shumë njëri tjetrin por hapin drejt lidhjes e morëm në sezonin e dytë.

U fejuam pas 2 muajsh dhe u martuam 7 muaj më vonë. Më pas djali ynë erdhi në jetë. Kishte nga ata që thonin. Ajo ngeli shtatzënë para se të martohej. Por në fakt ne e morëm vesh lajmin e ëmbël pas muajit të mjaltit. Kur u kthyem shkuam për vizitë tek doktori dhe ai tha që do bëhemi me fëmijë tregon Songyl.

U surprizuam. Mendonim që ishte herët për ne sepse sapo ishim martuar. Por na doli shumë mirë. Punova deri në muajin e fundit të shtatzënisë dhe më pas telenovela përfundoi.

Pas përfundimit të telenovelës i kam kushtuar kohën djalit dhe biznesit tim një lokali ku shërbehet çokollatë ka treguar Songyli.

- Advertisement -

TE FUNDIT