12.5 C
Tirana

Papa ju lutet, ju përgjërohet të hiqni dorë nga…

VENDI

Papa Françesku papa i ka kërkuar besimtarëve të krishterë të heqin dorë nga diçka shumë specifike për Kreshmë. Ju lutem tha ai për atë Zot për atë që është lart në qiell po ju përgjërohem të hiqni dorë nga Instagrami. Mjaft me postimet. Fshini llogaritë.

Në fjalimin e tij të përvitshëm mbajtur për dhjetëra mijëra njerëzit në sheshin e Shën Pjetrit të Mërkurën e Hirtë ditën që shënjon fillimin e Kreshmës Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të hiqnin dorë nga fjalët e panevojshme thashethemet përgojimet dhe më the të thashë sepse jetojmë në një atmosferë të ndotur nga dhuna verbale shumë fjalë të dëmshme dhe ofenduese që vetëm amplifikohen nga interneti.

Sot njerëzit fyejnë njëri tjetrin si të ishin duke thënë mirëdita. Mund të themi që papës i ka ardhur në majë të hundës me memet që u bënë kur gjuajti duart e asaj gruas.

Për dyzetë ditë deri të dielën e Pashkëve besimtarët e krishterë përgatiten përmes pendesës dhurimit agjërimit dhe heqjes dorë nga diçka me rëndësi për të përjetuar vuajtjet e Jezusit që agjëroi për dyzetë ditë në shkretëtirë.

- Advertisement -

TE FUNDIT